Ministri Peci: 200 tonë speca somborkë do të eksportohen në Suedi

Ministri Peci: 200 tonë speca somborkë do të eksportohen në Suedi

Ekonomia August 04, 2022 - 10:17

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të përgatiten 200 ton speca somborkë, prodhim vendor, për eksport në shtetin e Suedisë.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë publike edhe pamjet nga përgatitja për eksport, raporton Zeri.info.

Sipas tij, prodhimet vendore përfaqësojnë cilësinë në raftet e dyqaneve në mbarë Bashkimin Evropian.

Ministri Peci po ashtu ka njoftuar se Mehdi Bresilla, nga fshati Llugaxhi i komunës së Lipjanit, do të nisë dërgesën e parë në drejtim të Suedisë.

“Përveç specave 8.5 ha dhe lakrës 1 ha, ai kultivon edhe: 5.2 hektarë me mollë, 9.3 hektarë me grurë, 8.7 hektarë me misër dhe 2.2 hektarë me dredhëz (e tëra e dedikuar për eksport). Ai punëson 7 punëtorë të rregullt dhe rreth 40 punëtorë sezonal, duke i kontribuar zhvillimit ekonomik të vendit dhe forcimit të ekonomive familjare në rrethin ku jeton. Nga toka e Kosovës në sofër të Evropës”, shkroi ministri Peci. /Zëri

Image

 

Image

Image

Image