Krasniqi: KEK-u e ka importuar energjinë në dhjetor më lirë se KESCO në janar 

Krasniqi: KEK-u e ka importuar energjinë në dhjetor më lirë se KESCO në janar 

Ekonomia August 02, 2022 - 18:35

Kryeshefi i Koorporatës Energjetike të Kosovës Nagip Krasniqi, ka folur rreth çmimit të importimit të energjisë elektrike.

Krasniqi tha në info magazine se KEK-u ka importuar energjië elektrike më lirë në dhjetor sesa në muajin janar.

“Ne kemi bërë importimin e energjisë elektrike në periudhën dhjetor dhe në fillim të janarit dhe çmimi ka qenë më i lirë në total sesa çmimi që e ka importuar KESCO në janar. Mirëpo çmimet kanë më të ulëta në berzë kanë qenë më të ulta në dhjetor se në janar. Është e vërtetë që ne në dhjetor kemi importuar më lirë” – tha Krasniqi/

Ai theksoi se komentet rreth kësaj çështje duhet t’i japin ekspertët që e njohin fushën e energjisë dhe jo ata që nuk i takojnë këtij profesioni.

“Tash është lehtë të komentohet nga prizmi i dikujt i cili nuk është në profesion dhe në mënyrë sipërfaqësore komentet e tyre mund të duken logjike. Por, unë besoj se këto komente mund të bëhen nga ekspertët” – tha Krasniqi. /klankosova