ATK: Mbi 6 milionë euro qarkullim të fshehur nga rrjetet sociale, kriptovalutat e shpronësimet

ATK: Mbi 6 milionë euro qarkullim të fshehur nga rrjetet sociale, kriptovalutat e shpronësimet

Ekonomia July 28, 2022 - 16:19

Administrata Tatimore e Kosovës, ka identifikuar 6 milionë euro qarkullim të fshehur nga tre sektor specifik.

Sipas njoftimit, ATK po vazhdon me monitorimin e personave juridik/bizneseve dhe personave fizike, të cilët përfitojnë nga rrjetet sociale, kriptovalutat, si dhe nga pjesa e shpronësimeve.

“Vetëm gjatë kësaj periudhe nga Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës janë identifikuar 6.1 milion euro qarkullim nga sektorët e lartcekur, të cilat sipas legjislacionit tatimor në fuqi kanë qenë të obliguara të deklarojnë dhe paguajnë për të hyrat e realizuara, por meqenëse nuk kanë deklaruar vullnetarisht,  ATK ka bërë vlerësimin sipas dispozitave tatimore”, thuhet në njoftim.

ATK siç ka paralajmëruar edhe më herët, ka në dispozicion vegla të avancuar të cilat sigurojnë mbledhjen e informatave nga burime të ndryshme, sikurse për persona juridik ashtu edhe për persona fizik/individ.

Administrata Tatimore bën thirrjet gjithë përfituesve që t’i kryejnë vullnetarisht obligimet e tyre, me qëllim që mos të bëhen objekt i ndëshkimeve dhe hetimeve.