Edhe Rizvanolli në SHBA bashkë me Osmanin e Kurtin, për marrëveshjen 236-milionëshe

Edhe Rizvanolli në SHBA bashkë me Osmanin e Kurtin, për marrëveshjen 236-milionëshe

Ekonomia July 25, 2022 - 10:06

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë udhëtuar për në SHBA.

Në këtë vizitë do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, për investimin më të madh ndonjëherë në fushën e energjisë.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, objektivi kryesor i këtij projekti është sigurimi i stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në Kosovë dhe tranzicioni në energji më të pastër në të ardhmen.

“Objektiv tjetër i projektit është edhe zhvillimi i shkathtësive në fushën e energjisë dhe ngritja e punësimit të grave në këtë fushë. Ndërkaq, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ata do të zhvillojnë edhe takime të tjera”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë. /Zëri