
Publikohen çmimet për derivate për 24 orët e ardhshme, bie çmimi i naftës dhe benzinës
Ekonomia
July 06, 2022 - 09:05
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimoren e re të karburanteve, e cila do të jetë valide për 24 orë, me fillim në orën 10:00.
Sipas kësaj çmimoreje, çmimet maksimale të lejuara për secilin produkt të naftës do të jenë si në vijim:
Produkti Dizel: 1.78 euro për litër;
Produkti Benzinë: 1.74 euro për litër;
Produkti Gaz: 0.78 euro për litër. /EO