Oda Tregtare Kosovaro-Turke shënon 14-vjetorin e themelimit, vlerësohet bashkëpunimi i mirë ekonomik mes dy shteteve
Foto: Laura Hasani

Oda Tregtare Kosovaro-Turke shënon 14-vjetorin e themelimit, vlerësohet bashkëpunimi i mirë ekonomik mes dy shteteve

Ekonomia June 30, 2022 - 20:33

Oda Tregtare Kosovaro-Turke sot ka shënuar 14-vjetorin e themelimit të saj me një panel ku temë diskutimi ishte "Klima e Investimeve dhe Bashpunimi Rajonal".

Në këtë diskutim u tha se vellimi tregtar mes Kosovës dhe Turqisë po rritet çdo ditë.

Kryetari i Odës Tregtare Kosovaro-Turke, Abdurrahman Balkiz tha se ka interesim të lartë të investitorve turk për të investuar në Kosovë, duke përmendur si përparësi lidhjet gjeografike e kulturore që ka Turqia me Kosovën, transmeton Zeri.info.

"Këtu ne gjithmonë ndihemi si në vendin tonë, e kosniderojmë si vendin tonë të dyte Kosovën dhe duam që të rriten investimet dhe vëllimi i tregtisë dhe për ketë jemi deshmitarë që shohim çdo ditë rritje të shkembimit tregtar", tha Balkiz.

Ai përmendi edhe shifrat milionëshe të shkembimit tregtar mes Kosovës dhe Turqisë, ndërsa tha se synim i Oës Tregtare Kosovaro - turke, është që këtë vit kjo shifer të arrijë në një miliard euro.

"Vitin e kaluar shkembimi tregtar mes Kosovës dhe Turqisë ishte 600 milionë euro dhe në pesëmuajshin e parë të këtij viti e ka kaluar 300 milionshin dhe ne kemi synim që ta ngrisim në një milard euro dhe për kët jemi te interesuar që të ngrisim më tutje bashkëpunimin tone ekonomik", tha ai, duke shtuar se për të arritur këtë duhet edhe bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës për të cilën tha se kanë raporte të mira.

Në këtë ceremoni të përvjetorit të 14-të të Themelimit të Odës Tregtare Kosovaro-Turke, mori pjesë edhe Ambasadori turk në Prishtinë, Çagir Sakar tha se Turqia do të angazhohet edhe më tutje për zhvillimin ekononomik politik e diplomatik të Kosovës.

Image

Sakar përmendi që kompanitë turke kanë investuar 400 milionë euro dhe kanë krijuar rreth 10 mijë vende pune.

"Kompanitë turke në Kosovë kanë investiar rreth 400 milionë euro dhe kanë krijuar rreth 10 mije vend pune, këta investitor janë duke kontribuar në permirësinin e mirqenies së qytetarëve të Kosovës" tha ambasadori turk në Kosovë, duke permendur si shembull gjigantin "Feronikel" në Drenas i cili tashmë është blerë nga një kompani turke,

Ai tregoi shifrat se eksporti nga Kosova në Turqi ishte 170 milionë euro ne vitin 2021, ndersa nga Turqia në Kosovë eshte trefishuar.

Ambasadori pranoi se eksporti nga Kosova është në vlerë simbolike, por kjo po shumefishohet në mënyrë të shpejt.

Në fund të fjalimit të tij, ai ftoi investitoeët nga Kosova të zbulojnë tregun turk.

Image

Po ashtu i pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, i cili në emër të Qeverisë ju ofroi mbështetje të plotë investitorëve turk. /Zëri

Image
Image