Rritja e çmimeve të derivateve, reagon Ministria

Rritja e çmimeve të derivateve, reagon Ministria

Ekonomia June 08, 2022 - 16:00

Çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar shifre rekorde sot, ndërsa për këtë ka reaguar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Kjo ministria ka thënë se janë duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës që do të mbrojë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit, transmeton Zeri.info.

“Ligji i ri i naftës parasheh që Qeveria të nxjerrë akt nënligjor për rregullimin e çmimeve të naftës dhe masa të tjera mbrojtëse. MINT ka përgatitur tashmë draftin dhe po zhvillon konsultimet në mënyrë intensive me hisedarë, në mënyrë që sa më parë ta procedojë për miratim në qeveri. Vendimmarrja pritet të ndodhë shpejt”, thuhet në reagim.

Në ndërkohë, Ministria thotë se po vazhdon monitorimin e tregut.

Kujtojmë se të mërkurën në Kosovë, çmimi i naftës arriti vlerë rekorde ku një litër u tregtua me 1.82 euro. /Zëri