
Më 14 qershor, ankandi i Letrave me Vlerë
Ekonomia
June 07, 2022 - 09:18
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 14 qershor 2022 do të mbahet ankandi i shtatë për vitin 2022.
Në këtë ankand do të emetohen obligacione me maturitet 5-vjeçar në shumën prej 20 milionë eurove.
“Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftim.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, Ministria e Financave fton që të kontaktoni ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. /Zëri
