ATK-ja thotë se për dy ditë ka mbledhur një milion euro borxhe

ATK-ja thotë se për dy ditë ka mbledhur një milion euro borxhe

Ekonomia May 24, 2022 - 10:44

Trajtimi i borxheve ndaj tatimpaguesve, të cilët nuk u janë përgjigjur kërkesave të ATK-së për pagesën e obligimeve tatimore, ka vazhduar me procedura te masave së sforcuara.

ATK-ja ka njoftuar se Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme më 20 dhe 23 maj 2022 ka zhvilluar aksion te 14 subjekte biznesore, te të cilat janë ndërmarrë masat e konfiskimit.

“Aksioni në fjalë është zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Gjilan, ku si rezultat është arritur që të mblidhen afro 1 milion euro borxhe (939, 290 euro). Po ashtu, nga masat e ndërmarra, përveç borxhit të inkasuar, është arritur që pjesën tjetër të borxhit ta paguajnë sipas marrëveshjeve - pagesa e borxheve me këste”.

“Ky aktivitet në të njëjtën kohë ka rezultuar edhe me konfiskimin e pasurisë së paluajtshme në vlerë prej 775,053.64 eurove, vlerë e borxhit që tatimpaguesit kanë pasur ndaj institucionit. Aksione të ngjashme do të zhvillohen edhe ditëve në vazhdim te të gjitha subjektet biznesore që kanë borxhe ndaj ATK-së”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Po ashtu thuhet se trajtimi i barbartë i tatimpaguesve do të vazhdojë ta karakterizojë ATK-në, pasi vetëm në këtë mënyrë institucioni do të arrijë të ketë shtrirje gjithëpërfshirëse. /Zëri