OKB: Kriza ushqimore mund të zgjasë me vjet

OKB: Kriza ushqimore mund të zgjasë me vjet

Ekonomia May 19, 2022 - 08:49

Lufta në Ukrainë është një kërcënim i madh se bota do të përballet me një krizë ushqimore.

Kështu tha edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, i cili tha se kriza mund të zgjasë me vjet në të gjithë botën.

Ai po ashtu i bëri thirrje Rusisë që ta largojë bllokadën e saj në Detin e Zi që po parandalon dërgesat e grurit nga Ukraina për në vendet tjera, shkruan The Guardian, transmeton Zeri.info.

“Le të jemi të qartë, nuk ka zgjidhje efektive për krizën ushqimore pa riintegrimin e prodhimit të ushqimit të Ukrainës.Rusia duhet të lejojë eksportin e sigurt dhe të sigurt të grurit të depozituar në portet e Ukrainës”, tha Guterresi.

Megjithatë, ai pohoi se është duke zhvilluar bisedime intensive me palën ruse për ta gjetur një zgjidhje.

Bllokada e vendosur nga Rusia ka ndikuar edhe në rritjen e çmimeve të grurit në tërë botën. /Zëri