NLB Investor Day mbledh së bashku investitorë globalë, analistë, ekspertë financiarë e biznese rajonale

NLB Investor Day mbledh së bashku investitorë globalë, analistë, ekspertë financiarë e biznese rajonale

Ekonomia May 16, 2022 - 11:52

 “Mirë se erdhët në shtëpinë tonë, mirë se erdhët në rajonin e mundësive” ishte mesazhi kryesor i ditës së parë të NLB Investor Day, që u organizua më 12 maj në Beograd, Serbi, duke tërhequr më shumë se 150 investitorë kryesorë nga e gjithë bota, ekspertë financiarë, analistë, CEO të kompanive kryesore të këtij rajoni si Atlantic Grupa, MK Group, Petrol, Fortenova, Alkaloid AD Skopje, Delta Holding, Comtrade System Integration dhe shumë të tjerë që po shkruajnë historitë e suksesshme të këtij rajoni.

NLB-ja ka nisur rrugëtimin e rritjes së ndërgjegjësimit dhe njohjes së rajonit në sytë dhe zemrat e investitorëve global duke vendosur aksione në Bursat e Lubjanës dhe Londrës në Nëntor 2018, megjithatë sot objektivi ynë është më i gjerë, shpjegoi CEO i NLB d.d. Blaë Brodnjak teksa mirëpriti mysafirët.

“Përveç prezantimit të vetes dhe prioriteteve tona strategjike, ne ftuam folës dhe panelistë me reputacion që të ndajnë me ne pikëpamjet, përvojën dhe entuziazmin e tyre për të demonstruar se rajoni ynë është me të vërtetë plot mundësi dhe shpejt do të fitojë vëmendjen e merituar dhe investimin edhe më produktiv duke mbajtur këtu njerëzit tanë më të talentuar,” shpjegoi ai.

Ndër të tjerë, CFO i Petrol, Matija Bitenc, Zëvendës Kryetar i MK Group dhe anëtar i Bordit të AEC Banking Group Aleksandar Kostië, CEO i Comtrade System Integration Dušan Miliëevië, CEO i Fortenova Fabris Peruško, Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Delta Holding Andrej Sovrovië, Atlantic Grupa Emil Tedeschi dhe CEO i Alkaloid AD Shkup Zhivko Mukaetov iu bashkuan ngjarjes dhe ndanë pikëpamjet e tyre për rajonin e Evropës Juglindore, rajonin e mundësive.

“Ne po demonstrojmë se biznesi as nuk njeh e as nuk pranon kufij, pasi kemi bashkuar drejtuesit e disa prej bizneseve më domethënëse nga katër vende të rajonit. Ne besojmë sinqerisht se e vetmja përgjigje e përshtatshme ndaj ndarjes gjithnjë e më të madhe është lidhja dhe bashkëpunimi,” theksoi CEO i NLB.

Mendimeve e tij ju bashkua edhe Marko ëadeë, Kryetar i Odës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, i cili theksoi se një rajon i bashkuar mund të bëjë mrekulli. Sipas tij, bashkëpunimi rajonal është përgjigje adekuate ndaj sfidave të ardhshme.

“Ne mund ta shfrytëzojmë mundësinë për të tërhequr investime të reja të huaja në mënyrën më të mirë vetëm nëse punojmë së bashku, nëse punojmë si një rajon, një ekonomi, si një treg i përbashkët rajonal dhe një destinacion i veçantë investimi”, theksoi ai.

Kryetari i Odës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë gjithashtu theksoi rëndësinë e ndërlidhjes në integrimet ekonomike, gjë që Richard Grieveson, zëvendësdrejtor në Institutin e Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, e sheh gjithashtu si një mundësi të madhe për rajonin. Ai e konsideron rajonin e Evropës Juglindore si shumë elastik dhe me potencial të madh, veçanërisht në aspektin e anëtarësimit në BE.

NLB-ja i bashkohet Aleancës Zero Banking

Gjatë ditës së parë të NLB Investor Day, Bordi Udhëheqës i NLB d.d. prezantoi gjithashtu rezultatet e biznesit të Grupit NLB në TM1 2022 (transmetimin e ngjarjes online mund ta gjeni këtu), por më e rëndësishmja është që NLB d.d. iu bashkua Aleancës Net Zero Banking të Iniciativës Financiare të Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara, e cila bashkon bankat në mbarë botën që përfaqësojnë mbi 40% të aseteve bankare globale, të cilat janë të përkushtuara të përafrojnë portofolet e tyre të huadhënies dhe investimeve me emetimet neto zero deri në vitin 2050.