Çmimet globale të grurit rriten pas ndalimit të eksportit nga India

Çmimet globale të grurit rriten pas ndalimit të eksportit nga India

Ekonomia May 16, 2022 - 08:59

Çmimi i grurit në tregjet ndërkombëtare është rritur ndjeshëm pasi India ndaloi eksportin e drithërave, duke arritur nivelin më të lartë të dy muajve të fundit .

Çmimet e grurit janë rritur me rreth 60% në tregjet botërore këtë vit, duke rritur koston e gjithçkaje.

India është prodhuesi i dytë më i madh në botë i grurit, por nuk ka qenë më parë një eksportues i madh pasi shumica e të korrave të saj shiteshin zakonisht në tregjet e brendshme.

Zyrtarët qeveritarë thanë gjithashtu se ndalimi nuk ishte i përhershëm dhe mund të rishikohej, por shumë ekspertë tregjesh e konsiderojnë lëvizjen e Indisë si një tentativë për të përfituar më shumë nga rritja e çmimeve dhe kjo pasi eksportet e grurit të Ukrainës ranë pas pushtimit rus. /a2cnn