Punëtorët e KEDS/KESCO-s edhe sot vazhdojnë protestën

Punëtorët e KEDS/KESCO-s edhe sot vazhdojnë protestën

Ekonomia May 13, 2022 - 10:09

Edhe sot punëtorët e KEDS/KESCO-s kanë vazhduar protestën me kërkesë për ngritjen e pagave për 100 euro.

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë SHA (KEDS) është pronë e kompanive prestigjioze turke “Çalik Holding dhe Limak”.

Ndryshe, KEDS-i ka shënuar 8-vjetorin e operimit. Përgjatë këtyre viteve, kompania ka investuar në rrjet gjithandej vendit. Mbi 170 milionë euro është vlera e investimeve që janë realizuar deri tash, në kuadër të të cilave përfshihen mbi 1600 projekte investive dhe të mirëmbajtjes së rrjetit. /RTK