Konsulenca Franceze viziton KRU ” Prishtina”, do të ndërtohet Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura

Konsulenca Franceze viziton KRU ” Prishtina”, do të ndërtohet Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura

Ekonomia May 11, 2022 - 19:48

Një delegacion i lartë i Konsulencës Franceze,gjatë ditës së sotme kanë vizituar Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ” Prishtina”

Sipas njoftimit thuhet se ky ishte edhe takimi i parë startues lidhur me ndërtimin e Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura për Prishtinën, Fushë Kosovën, Obiliqin dhe Graçanicën, raporton Zeri.info.

Në këtë takim tejet të rëndësishëm për mjedisin tonë , morrën pjesë: zëvendës Ambasadori i Ambasadës Franceze në Prishtinë, z Cyprien Franqois, Atashe për bashkëpunim e Ambasades Franceze Cecilia Maronnier, zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë Mentor Arifaj me stafin e tij, përfaqësues të lartë të kompanisë konsulente ANTEA/BRLI.

Ata u mirëpritën nga Sokol Xhafa kryeshef ekzekutiv, drejtoresha teknike Lumnije Zeka dhe zyrtarët e tjerë të ndërmarrjes.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i pikëve kyçe të kontratës me konsulencën franceze për këtë projekt madhor, ku do të përfitojnë katër komuna të mëdha. Vlera e këtij projekti është 86 milionë euro.

Po ashtu gjatë ditës së sotme realizuan edhe vizita në terren, në vendet ku do të ndërtohet Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura. /Zëri