Më 16 maj do të mbahet ankandi i Letrave me Vlerë

Më 16 maj do të mbahet ankandi i Letrave me Vlerë

Ekonomia May 09, 2022 - 09:08

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 16 maj do të mbahet ankandi i pestë për vitin 2022.

Në këtë ankand do të emetohen Obligacione me maturitet 3-vjeçar në shumën prej 30 milionë eurove.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ministria më tej thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktoni ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. /Zëri