OKB: 25 milionë tonë drithëra bllokohen në Ukrainë për shkak të luftës

OKB: 25 milionë tonë drithëra bllokohen në Ukrainë për shkak të luftës

Ekonomia May 06, 2022 - 14:28

Pothuajse 25 milionë tonë drithëra janë bllokuar në Ukrainë për shkak të sfidave të infrastrukturës dhe porteve të bllokuara të Detit të Zi, duke përfshirë Mariupolin, sipas një zyrtari të Agjencisë Ushqimore të OKB-së, shkruan Skynews.

Ukraina ka qënë eksportuesi i katërt më i madh në botë i misrit në sezonin 2020/21 dhe eksportuesi i gjashtë i grurit, sipas të dhënave të Këshillit Ndërkombëtar të Drithërave.

“Është një situatë e vështirë. 25 milionë tonë drithëra që mund të eksportohen, por që nuk mund të largohen nga vendi thjesht për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe bllokimit të porteve” , tha Josef Schmidhuber, zëvendësdrejtor i FAO-s në një konferencë për shtyp.

Një tjetër shqetësim janë raportet se disa depo drithërash janë shkatërruar për shkak të luftimeve në Ukrainë, shtoi ai, pa dhënë detaje. /abcnews