Rama në darkë me kompanitë e Turizmit

Rama në darkë me kompanitë e Turizmit

Ekonomia May 04, 2022 - 22:42

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka marrë pjesë sonte në darkën e kompanive të Turizmit.

Sipas një postimi nga kompania Eurokoha, Rama ka takuar drejtues të kësaj kompanie e cila është pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit “Kosova 2022” që është hapur sot në Prishtinë.

“Në darkën e organizuar nga Unioni i Turizmit të Kosovës me rastin e hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit “Kosova 2022”, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama”, thuhet në postimin e Eurokohës.

Panairi i Turizmit do të jetë i hapur edhe nesër dhe është një mundësi e mirë që kompanitë të ofrojnë mundësi për pushime me oferta speciale. /Zëri