Fejzullahu për shtrenjtimin e energjisë: ZRRE-ja mori vendim të drejtë, do të veprojmë sipas vendimit të Apelit

Fejzullahu për shtrenjtimin e energjisë: ZRRE-ja mori vendim të drejtë, do të veprojmë sipas vendimit të Apelit

Ekonomia April 26, 2022 - 12:16

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) është duke pritur vendimin e Gjykatës së Apelit, pas vendimit nga Themelorja, e cila ka vendosur të pezullojë përkohësisht ekzekutimin e vendimit të ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, beson se vendimi për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike ishte i drejtë, ndërsa tha se po presin vendimin e Apelit dhe do të veprojnë sipas tij, transmeton Zeri.info.

“Ne kemi marrë vendim të drejtë dhe jemi duke shfrytëzuar të drejtën tonë për t’u ankuar në nivelet e tjera të gjykatave sa i përket vendimit të Gjykatës Themelore, sepse ky vendim nuk është i formës së prerë, ka hapësirë për ankim nga ZRRE-ja. Cilido vendim që do të jetë nga Gjykata Apelit, ne si ZRRE do ta respektojmë dhe do ta implementojmë”, ka thënë Fejzullahu gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Ekonomi. /Zëri