Nepotizmi e mosshkollimi i duhur, disa nga sfidat e të rinjve për punësim

Nepotizmi e mosshkollimi i duhur, disa nga sfidat e të rinjve për punësim

Ekonomia April 26, 2022 - 11:28

Demokracia për Zhvillim (D4D) ka organizuar konferencën me temën “Rini aktive për zhvillim të qëndrueshëm”, me ç’rast u publikua raporti mbi sfidat e punësimit të të rinjve në Kosovë. Aty u tha se disa nga faktorët e mospunësimit të të rinjve në tregun e punës janë nepotizmi, mosshkollimi i duhur me kërkesat në tregun e punës e shumë të tjera.

Rrezarta Krasniqi, drejtore ekzekutive e Institutit D4D, tha se nga të dhënat që i kanë marrë nga marsi i këtij viti, ndër faktorët që ndikojnë më së larti janë lidhjet familjare me 75 për qind.

Ajo tha se gjysma e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se kanë pasur përkeqësim të gjendjes ekonomike si pasojë e pandemisë.

“Nga të dhënat që i kemi marrë nga marsi 2022, ndër faktorët që ndikojnë më së larti janë lidhjet familjare 75%, 65% përkatësia etnike. Gjysma e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se kanë pasur përkeqësim të gjendjes eknomike si pasojë e pandemisë e 12.5% kanë pasur përkeqësim të dukshëm”, tha ajo.

 Ajo tha se disa nga faktorët e mospunësimit të të rinjve në tregun e punës janë nepotizmi, mosshkollimi i duhur me kërkesat në tregun e punës e shumë të tjera. /EO

Image