Prince Coffee House vazhdon depërtimin në Evropë, hapet lokali i parë në Düsseldorf

Prince Coffee House vazhdon depërtimin në Evropë, hapet lokali i parë në Düsseldorf

Ekonomia January 26, 2022 - 16:30

Kafen unike Prince dhe ëmbëlsirat e shijshme kosovare tashmë mund t’i gjeni edhe në Düsseldorf, meqë Prince Coffe House ka filluar shtrirjen e rrjetit të saj të shumëkërkuar edhe në Gjermani.

Nga e mërkura, Prince Coffe House ka hapur lokalin e ri në qytetin e Düsseldorfit.

Image

Në këtë lokal përgjegjësit janë kujdesur që vizitorët të kenë ambient të ngrohtë interesant, si dhe staf të përgatitur profesionalisht. E vendosur në qendrën e njohur tregtare në këtë qytet ”KO Galerie”, Prince Coffe House do t’i presë mysafirët gjermanë, por edhe klientelën besnike kosovare, e cila gjithandej e kërkon shijen e dashur për ta.

Lokali i Prince Coffe House në Düsseldorf është i pari në territorin e Gjermanisë. Së shpejti, në të njëjtin qytet do të hapet edhe një lokal tjetër i brendit të njohur kosovar.

Image

Tashmë, Prince Coffe House është zgjeruar suksesshëm jashtë Kosovës.

Pas hapjes së lokaleve në Nju Jork të SHBA-së, në Vjenë të Austrisë, dhe tash në Gjermani, së shpejti Prince Coffe House do t’i presë klientët edhe në Stamboll të Turqisë, për të vazhduar tutje edhe në qytete dhe shtete të tjera, në të dyja anët e Atlantikut.

Artikull i sponsorizuar nga: Devolli Corporation