KQZ-ja e pavendosur nëse do t’ia paguajë rrezikshmërinë stafit, LVV-ja e kundërshton

KQZ-ja e pavendosur nëse do t’ia paguajë rrezikshmërinë stafit, LVV-ja e kundërshton

Ekonomia January 19, 2022 - 15:33

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar kërkesat e 6 partive politike për shtyrjen e kuvendeve zgjedhore.

Në vitin 2022 janë planifikuar të mbahen 14 kuvende zgjedhore të partive politike, por për shkak të gjendjes pandemike dhe masave kufizuese për tubimet, Zyra ka pranuar disa kërkesa për shtyrjen e afateve për mbajtjen e tyre.

Fillimisht, anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Ilir Gashi, propozoi ligjin për pagesën e rrezikshmërisë nga COVID-19 për stafin e KQZ-së.

“Unë jam të riformulohet vendimi të përfshijë të dy periudhat ligjore. Për shkak se po i diskriminojmë një në situatë të tillë që dikush ka të drejtë dhe dikush jo. Nëse ka mundësi me u ekzektu e riformulojmë vendimin për dy periudhat dhe i dërgojmë në fuqi.”

Sami Kurteshi, anëtar i KQZ-së nga LVV-ja, tha se nuk duhet të trajtohet me urgjencë ky vendim.

“Nëse është marrë vendim për zgjedhjet e shkurtit të kaluar si është puna me zgjedhjet e tetorit. Jam për atë te shihet mirë dhe të ekzekutohet mirë. Kjo nuk është prej vendimeve që duhet të trajtohen me urgjencë”, tha ai.

Të njëjtin mendim e ndan edhe Florian Dushi i LDK-së. Ai tha se varet se si ka qenë puna me mjete kur është marrë ky vendim.

“Unë jam ithtar te shohim si ka qëndru puna me mjete kur është marr ky vendim. Qysh mendojmë me ekzekutu. Unë jam të definojmë dhe saktësojmë vendimin që është marr. Unë nuk e di pse ky vendim ka mbet pa ekzekutu dhe a kemi mjete na sot me ekzekutua. Nëse nuk ka mjete unë rekomandoj që KQZ ta shfuqizojë vendimin”, tha ai.

Por kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se ky rekomandim është i vonuar. Ai tha se pas përfundimit të procesit është diskutuar ky rekomandim lidhur me pagesat e rrezikshmërisë.

“Ai vendim ka qenë për zgjedhjet e 14 shkurtit. Duhet të shikohet të jemi objektivë për datat dhe muajt se kur kemi mundur të jemi të ekspozuar dhe kur jo”, tha ai.

E Miradije Meha, drejtoreshë e Administratës në KQZ, tha se kanë bërë kërkesë nga Qeveria për buxhet shtesë, por nuk kanë marrë përgjigje.

“Sekretariati e ka përgatitur shtesën për buxhet shtesë. Ne nuk kemi pas mundësi me ekzekutu, për arsye se janë paguar stafi për çdo muaj dhe s’kemi pas buxhet tonin me mujt me ekzekutu”.

Ndërsa Alim Rama i LVV-së kërkoi që ky vendim të shfuqizohet.