Zëdhënësi i KEDS-it: 69 për qind e konsumatorëve s’e kalojnë asnjë muaj shifrën e 600 kWh

Zëdhënësi i KEDS-it: 69 për qind e konsumatorëve s’e kalojnë asnjë muaj shifrën e 600 kWh

Ekonomia January 18, 2022 - 15:25

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka bërë të ditur se janë 69 për qind e konsumatorëve që nuk e kalojnë asnjë muaj gjatë vitit shifrën e 600 kWh.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se gati 80 për qind e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë shifër gjatë muajve të verës, teksa shtoi se edhe ata që e kalojnë për 600 kWh të parë paguajnë më lirë.

“Janë 69 për qind e konsumatorëve që nuk e kalojnë asnjë muaj gjatë vitit shifrën e 600 kWh. Gati 80 për qind e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë shifër gjatë muajve të verës. Ndërsa, edhe ata që e kalojnë për 600 kWh të parë paguajnë më lirë, pra njëjtë për këtë pjesë të shpenzimit”, ka shkruar Buzhala. /Zëri