Vit i rekordeve: Devolli Corporation me 400 milionë qarkullim, 200 milionë eksporte, 4.200 punëtorë dhe 15 mijë bashkëpunëtorë

Vit i rekordeve: Devolli Corporation me 400 milionë qarkullim, 200 milionë eksporte, 4.200 punëtorë dhe 15 mijë bashkëpunëtorë

Ekonomia December 30, 2021 - 10:08

Devolli Corporation ka vazhduar edhe këtë vit të shënojë rekorde të reja, duke mbajtur statusin e korporatës lidere në vend.

Në vitin 2021 kjo korporatë, me degët e saj në Kosovë dhe botë, ka arritur një qarkullim të përgjithshëm prej rreth 400 milionë eurosh, prej të cilave rreth 200 milionë janë eksport në vendet e Evropës, si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

Për të realizuar këto suksese, në kompanitë e korporatës kanë dhënë kontributin afro 4.200 të punësuar dhe rrjeti prej rreth 15 mijë bashkëpunëtorëve të drejtpërdrejtë.

Këto arritje u konstatuan edhe në vizitën që kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, bashkë me anëtarë të tjerë të kësaj ode, bënë në Comodita dhe Devolli Corporation, duke parë nga afër procesin e punës dhe kushtet e ofruara.

“Comodita është e veçantë dhe Devolli Corporation, për të gjitha eksportet që i bën dhe që arrijnë të ndryshojë bilancin tregtar të vendit, i cili për shumë vite me radhë ka qenë të jetë tejet negativ. Sot Devolli ka 1/3-tën e eksporteve që Kosova do të shënojë edhe dy ditë deri në fund të këtij viti”, ka thënë Zeka në një konferencë, pas vizitës në Comodita. ”Kjo është arritje historike për Kosovën”.

Nga ana tjetër, drejtoresha Operative e Devolli Corporation, Granita Bunari, tha se ky vit ka qenë tejet i suksesshëm për këtë kompani. Kjo, sipas saj, është arritur me përkushtim të pashoq të menaxhmetit dhe të të punësuarve të korporatës.

“Po e mbyllim një vit jashtëzakonisht të suksesshëm marrë parasysh të gjithat të hyrat e shitjes në përgjithësi por edhe eksportet kanë pasur një rritje goxha të madhe. Kur them kështu kam parasysh që në të gjitha fabrikat prodhuese të koorporatës Devolli kemi arritur një qarkullom rreth 400 milionë euro, 200 prej të cilave janë eksport jashtë vendit”, ka thënë Bunari.

Comodita është prodhuesi më i madh i dyshekëve në Kosovë dhe rajon.

Devolli Corporation, edhe pse duke punuar në kushtet e pandemisë që ka ndikuar edhe në fushën e afarizmit, ka vazhduar në mënyrë progresive të rrisë kapacitetet e saj në industrinë e prodhimit, njëkohësisht duke arritur shifra rekorde të qarkullimit, të eksporteve dhe punësimit, në të gjitha njësitë e operimit.

Ky është artikull i sponsorizuar.