Gjykata e Apelit i jep të drejtë vendimit të BQK-së për KS “Kosova e Re”

Gjykata e Apelit i jep të drejtë vendimit të BQK-së për KS “Kosova e Re”

Ekonomia November 26, 2021 - 16:49

Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në lidhje me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për shtyrjen e ekzekutimit të likuidimit të kompanisë së sigurimeve “Kosova e Re”.

"Kolegji i Gjykatës së Apelit ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë nuk ka pasur parasysh përcaktimet ligjore të nenit 76 të Ligjit Nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, që përcakton imunitetin e Bankës Qendrore ndaj caktimit të masës së përkohshme gjyqësore", thuhet në njoftim.

Prandaj,procesi i likuidimit të K.S “Kosova e Re” vazhdon në përputhje me vendimin e BQK-së për revokimin e licencës sipas përcaktimeve të dispozitave ligjore në fuqi.