Murati për shtesat e pensioneve: Është pagesa më e madhe që është realizuar ndonjëherë

Murati për shtesat e pensioneve: Është pagesa më e madhe që është realizuar ndonjëherë

Ekonomia November 24, 2021 - 22:13

Sot është realizuar pagesa e pensioneve me shtesën e aprovuar nga Qeveria.

Kështu bëri të ditur Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook.

“Sot është realizuar pagesa e pensioneve me shtesën e aprovuar nga Qeveria. 69 milionë euro për 295 mijë përfitues, është pagesa më e madhe që është realizuar ndonjëherë”, ka shkruar Murati.

Në fund të muajit tetor, ministri Murati në një mbledhje të Qeverisë ka propozuar ndarjen e mjeteve financiare për mbështetjen e përfituesve nga skemat sociale dhe pensionale, në kuadër të zbatimit të masës 3.2 – Mbështetja për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale.

Sipas këtij vendimi, përfituesit e skemave pensionale në muajin nëntor do të përfitojnë nga 100 euro shtesë mbi pensionin e rregullt dhe shtesën aktuale.