Tetë komuna do të përfitojnë nga projekti 2-milionësh i BE-së për ngrohjen qendrore

Tetë komuna do të përfitojnë nga projekti 2-milionësh i BE-së për ngrohjen qendrore

Ekonomia November 19, 2021 - 10:30

Tetë komuna në Kosovë pritet të përfitojnë nga një projekt i ri i asistencës teknike nga BE-ja për ngrohjen qendrore, me vlerë 2 milionë euro.

Siç njofton Zyra e BE-së në Kosovë, në fazën e parë do të përgatitet një studim fizibiliteti për ngrohjen qendrore, që bazohet në energji të rinovueshme për Gjilanin, Ferizajn, Prizrenin, Pejën, Drenasin, Kastriotin, Mitrovicën dhe Zveçanin, njofton Klan Kosova.

Qytetarët e këtyre komunave pritet të përfitojnë nga sistemet efikase të ngrohjes qendrore të cilat përdorin burime primare të energjisë, që është miqësore me mjedisin dhe që përveç sigurimit të ngrohjes së sigurt, ndihmon në përmirësimin e cilësisë së ajrit, shëndetin publik dhe në kursimin e energjisë.

“Sistemet aktuale të ngrohjes nuk janë të përshtatshme për ndërtesat kolektive të banimit dhe të sektorit të shërbimeve. Ato kanë ndikim negativ si në cilësinë e ajrit, ashtu edhe në shëndetin publik”, thotë BE-ja.