Furgoni i ri nga Renault fiton çmimin ndërkombëtar “Furgoni i Vitit 2022”

Furgoni i ri nga Renault fiton çmimin ndërkombëtar “Furgoni i Vitit 2022”

Ekonomia November 19, 2021 - 10:16

Gjatë panairit Solutrans në Lyon, Jarlath Sweeney, kryetar i jurisë IVOTY, i dhuroi kompanisë Renault, çmimin “Furgon i Vitit 2022” për furgonin e ri Kangoo.

Juria e përbërë nga 24 gazetarë kryesorë, të specializuar në automjetet komerciale, industriale dhe të transportit, vendosi furgonin e fundit të Renault përballë 14 automjeteve të lehta komerciale nga 11 marka të ndryshme që ishin nxjerrë në treg muajt e fundit.

Për jurinë IVOTY, kriteri kryesor për çmimin Ndërkombëtar të furgonit të vitit është kontributi i automjeteve në efikasitetin, sigurinë, qëndrueshmërinë dhe standardet mjedisore të sektorit të automjeteve të lehta komerciale.

Kjo është hera e katërt që një automjet Renault komercial ka fituar çmimin IVOTY: Master (1998), Trafic (2002), dhe Kangoo ZE (2012).

Furgoni i ri Kangoo, furgon inovativ

Image

Furgoni Kangoo krejt i ri, synon kryesisht flotat e korporatave, tregtarët dhe pronarët e bizneseve me kërkesa të larta në kërkim të një automjeti të personalizuar që krenohet me teknologjinë dhe inovacionin më të fundit për t’iu përshtatur nevojave të biznesit të tyre.

Ky forgon ka një brendësi moderne, e rafinuar dhe ergonomike me rehati të përmirësuar termike dhe akustike, 60 litra hapësirë ëruajtëse dhe ndenjëse opsionale për deri në tre të rritur në kabinë.

Image