Më 25 nëntor 2021, ankandi i Letrave me Vlerë

Më 25 nëntor 2021, ankandi i Letrave me Vlerë

Ekonomia November 18, 2021 - 09:38

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 25 nëntor të këtij viti do të mbahet ankandi i gjashtëmbëdhjetë i Letrave me Vlerë për vitin 2021.

Sipas njoftimit të MFT-së, në këtë ankand do të emetohen obligacione me maturitet 5-vjeçar në shumën prej 20 milionë eurove.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftim.

Nga MFT-ja kanë bërë të ditur se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. /Zëri