Murati jep sqarime për prodhuesit: Do të subvencionojmë kreditë, do ta mbështesim eksportin
Foto: Laura Hasani

Murati jep sqarime për prodhuesit: Do të subvencionojmë kreditë, do ta mbështesim eksportin

Ekonomia October 28, 2021 - 10:54

Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, tha se do të mbështesin prodhuesit vendës në rritjen e kapaciteteve prodhuese si dhe rrojën e cilësisë.

Murati në konferencë për media, bashkë me kryeministrin Albin Kurti ku folën në lidhje me operacionalizimin e masës Subvencionimi i Kredive Investive dhe masës Mbështetje e eksportit, nga Pako e Ringjalljes Ekonomike, shtoi se qëllimi kryesor i këtyre masave është që të krijohet një lokomotivë se si mund të funksionoj ekonomia.

“Qëllimi i këtyre masave është krijimi i një lokomotive për të funksionuar ekonomia, në kuadër të masës 2.1 do të subvencionohen 20% e kredive për të gjitha bizneset që duan të rriten do të përkrahen. Kjo do të bëhet nga data 1 tetori për të gjitha kredit që plotësojnë këto kritere”.

“Pasi të bëjmë ngritjen e kapaciteteve prodhuese ne do t’i mbështesim prodhuesit tanë edhe në hallkat tjera, pra do të ketë grante deri në 20 mijë euro për trajnimet e nevojshme në mënyrë që të trajnohet stafi për cilësi”.

“Masë tjetër në kuadër të masës 2.4 është mbështetja deri 50 mijë euro për produktin që të ketë një produkt sa më të pranueshëm. Për të aplikuar ka mundësi deri në qershor të vitit të ardhshëm”, tha Murati. /EO