Ekzekutohet pagesa për grupin e parë të personave që kanë humbur familjarin nga COVID-19

Ekzekutohet pagesa për grupin e parë të personave që kanë humbur familjarin nga COVID-19

Ekonomia October 26, 2021 - 17:25

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të masës 3.1 për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19.

Murati përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se rreth 500 familje kanë përfituar nga kjo masë.

“Sot është ekzekutuar pagesa për grupin e parë të Masës 3.1 për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19, për rreth 500 familje përfituese”, tha ai.

Sipas tij, komisioni është duke shqyrtuar në vazhdimësi aplikacionet, dhe shumë shpejt do të procesohen edhe grupet tjera.

“Ndërkohë, disa aplikues që kanë pasur dokumentacion të pakompletuar, janë ftuar përmes emailit që të dorëzojnë edhe dokumentet që mungojnë, dhe sapo të pranohen nga komisioni, do të shqyrtohen edhe ato aplikacione”, ka thënë Murati. /Zëri