"Termokos"-i mohon se do të ketë ngritje të çmimit për ngrohje

Ekonomia October 06, 2021 - 20:02

Ndërmarrja “Termokos” ka thëne se nuk do të ketë rritje të çmimit të ngrohjes.

Kjo është bërë e ditur nga vetë “Termokosi”, që kanë reaguar pas lajmeve në media për shtrenjtim të çmimit të ngrohjes.

“Për hir të informimit të drejtë dhe korrekt, NP “Termokos” informon opnionin e gjerë, dhe në veçanti konsumatorët tanë, se në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë, nuk është paralajmëruar shtrenjtim i çmimit të ngrohjes, ashtu siç një portal vendor ka publikuar sot një titull tendencioz”, thuhet në reagimin e “Termokos”-it.

Ata kanë rikujtuar se i vetmi autoritet, që rregullon aktivitetin në sektorin e energjisë në Kosovë, dhe si rrjedhojë është përgjegjëse edhe për përcaktimin e tarifave të energjisë termike është Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ndërsa NP “Termokos” vetëm i zbaton ato tarifa. /Zëri