Rriten kapacitetet prodhuese të prodhuesve vendorë

Rriten kapacitetet prodhuese të prodhuesve vendorë

Ekonomia September 15, 2021 - 15:36

Klubi i Prodhuesve të Kosovës, përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se fabrika e prodhimit të letrës higjienike “Flutra” ka bërë dje përurimin e hapësirave të reja prodhuese, duke zgjeruar kështu kapacitetet prodhuese.

Sipas Klubit të Prodhuesve, lajmet si ky tregojnë që prodhimet “Made in Kosova” kanë filluar të fuqizohen dhe të jenë lidere në tregun vendor.

“Jemi të lumtur që kërkesat e shumta dhe zgjerimi i tregut kanë bërë që prodhuesit tanë të rriten dhe vazhdimisht të investojnë në kapacitete të reja dhe rrjedhimisht në krijimin e vendeve të reja të punës.
Lajme si ky tregojnë që prodhimet ‘Made in Kosova’ kanë filluar të fuqizohen dhe të jenë lidere në tregun vendor, por edhe janë mjaftë të konkurrueshme edhe në tregun ndërkombëtar. Cilësia dhe përkushtimi do të jenë gjithmonë ajo çka i veçon këto prodhime dhe do të mundësojë zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë dhe vendit tonë”, thuhet në komunikatën e Klubit të Prodhuesve.

“Flutra” është markë e kompanisë prodhuese “EuroKosova” SHPK dhe është kompani lidere në fushën e prodhimit të letrës higjienike.

“Flutra” prodhon letra për kuzhinë me madhësi të ndryshme, letra për duar në mënyrë C-Fold dhe Z-Fold, salveta, dhe letra për tualet. Të gjitha këto produkte të letrës ofrohen me një ose shumështresorë, aromatikë dhe janë të riciklueshme, të përbëra nga 100% celulozë.

Klubi i prodhuesve e ka uruar fabrikën higjienike “Flutura”, duke shpresuar që lajme të tilla për prodhuesit vendorë të ketë më shumë në vazhdimësi. /Zëri