IPKO vazhdon të zgjerohet, tani me dyqan të ri në Lipjan

IPKO vazhdon të zgjerohet, tani me dyqan të ri në Lipjan

Ekonomia September 09, 2021 - 16:23

Kompania e Telekomunikimit IPKO, si kompani me fokusn të veçantë në mirëqenien dhe shërbimin ndaj klientit, vazhdon të zgjeroj rrjetin e saj të dyqaneve duke hapur pikën e re të shitjes në qytetin e Lipjanit, për të qenë sa më pranë klientëve.

IPKO është prezentë në qytetin e Lipjanit me produktet dhe shërbimet e saj që nga fillimi i operimit në tregun kosovar, por tani do të jetë prezent edhe me dyqan fizik për një qasje më të lehtë të klientëve.

Sikurse në çdo dyqan të saj ekzistues, dyqani në Lipjan do të ofrojë shërbime premium, produktet dhe pajisjet më të reja të telefonisë mobile në vend, si dhe kujdesin më të mirë ndaj konsumatorëve.

“Përgjatë 20 vitesh operimi në këtë treg, IPKO ka arritur të jetë prezentë anembanë Kosovës dhe pothuajse në të gjitha familjet kosovare. Jemi shumë të kënaqur që tani do të jemi më afër qytetarëve të Lipjanit, me shumicën e të cilëve kemi bashkëpunim që nga fillimet tona, dhe që tani do të kemi mundësinë t’ju ofrojmë shërbime edhe më nga afër! Synimi ynë është të jemi prezent në të gjitha zonat urbane dhe rurale të vendit, në mënyrë që të jemi sa më afër konsumatorit dhe ta bëjmë sa më të lehtë qasjen e tyre në produktet dhe shërbimet tona”, - ka thënë z. Arianit Duraku, drejtor i shitjes në IPKO, në ceremoninë e hapjes së dyqanit.

IPKO është e njohur për inovacion, internetin me të shpejtë dhe më stabil në vend, shtrirjen më të gjerë të rrjetit të telefonisë mobile dhe rrjetit të 4G, ofrimin e përmbajtjes më të pasur televizive, kualitetin më të mirë të shërbimeve dhe kujdesin superior ndaj konsumatorëve.

Si investitori më i madh i huaj në vend, IPKO tani ka 25 dyqane në tërë Kosovën, mbi 250 pika të shitjes përmes distributorëve ekskluziv dhe mbi 3000 pika të shitjes me distributor jo ekskluziv.

Ky është artikull i sponsorizuar.