Qeveria ndan 5 milionë euro mbështetje financiare për fermerët
Foto: Laura Hasani

Qeveria ndan 5 milionë euro mbështetje financiare për fermerët

Ekonomia July 28, 2021 - 14:24

Ministri i Bujqësisë Faton Peci ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar mbështetja financiare për fermerët në vlerë prej pesë milionë eurove.

Peci ka bërë të ditur se kjo shumë e ndarë është përkrahja më e madhe e realizuar ndonjëherë për fermerët.

“Ky vendim mundëson shpalljen e Programit të Pagesave Direkte / Subvencioneve për vitin 2021. Kjo përkrahje financiare e këtij viti për fermerë është përkrahja më e madhe e realizuar ndonjëherë. Do të përmbyllim shpejt të gjitha pagesat e dyta për këtë vit, njëkohësisht po bëjmë të mundur shpalljen për vitin 2021”, ka bërë të ditur Peci. /Zëri