Dogana thyen rekord në të hyra

Dogana thyen rekord në të hyra

Ekonomia July 27, 2021 - 12:45

Dogana e Kosovë sot ka thyer një rekord të vetin, duke tejkaluar 700 milionë euro të hyra deri në këtë periudhë nga fillimi i këtij viti.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, i cili theksoi se kjo paraqet herën e parë që arrihet kjo shifër në mbledhjen e të hyrave.

“Respektivisht, sot janë raportuar 701.2 milionë euro e që në krahasim me vitin e kaluar paraqet rritje me rreth 30% më shumë, pasi vitin e kaluar kishim 543.5 milionë”, thuhet në deklaratën e Stavilevcit. /Zëri