Në Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetimë në Kosovë

Në Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetimë në Kosovë

Ekonomia July 19, 2021 - 14:19

Sot kompania e derivateve “Petrol Company” shpërndau 40 pako ushqimore për fëmijët jetimë të Kosovës përmes organizatës “Kujdesi për Jetimët e Kosovës”.

Dorëzimi i pakove u bë nga përfaqësuesit e Petrol Company tek përfaqësuesit e Organizatës “Kujdesi për Jetimët e Kosovës”. Shpërndarja e pakove te fëmijët do të bëhet nga organizata në qytetin e Prizrenit, në Skënderaj dhe në komunën e Hani i Elezit.

Ju kujtojmë që Petrol Company tashmë në çdo festë bën donacione të tilla duke prekur shtresa të ndryshme të cilë kanë nevojë.

Kryetari i shoqatës Z. Fadil Pushkolli falenderon Petrol Company për donacionin: “Ne falenderojmë “Petrol Company” që në prag të festave na gjenden afër në sofrat e jetimëve, i falenderojmë për bashkëpunim të sinqert dhe që kanë shprehë gadishmëri për me na ndihmu ndaj familjeve skamnore që mbajnë jetim. Ne këto pako do ti shpërndajmë në Komunen e Skendarajt në të Prizrenit dhe në komunen e Elez Hanit”.

Në anën tjetër përfaqësuesja e Petrol Company znj. Valentina Mekani tha që nuk është hera e fundit që do të bëjmë donacione të tilla:

“Ne sot jemi këtu për ti dorëzu 40 pako ushqimore në organizatën “ Kujdesi për Jetimët e Kosovës”. Në Petrol Company tashmë është bërë traditë të ndihmojë ata që kanë nevojë qoftë në ditë festash apo edhe pa festë. Kjo nuk do të jetë hera e fundit që bëjmë donacion, ne do të vazhdojmë të bëjmë donacione të tilla sa herë të jetë nevoja. Uroj që edhe kompani të tjera të ndjekin këtë shmebull që të bëjnë donacione të tilla”.

Po ashtu znj. Mekani falenderoi dhe kryetarin e shoqatës si dhe të gjithë organizatorët për bashkëpunimin e lehtë që u mundësuan.

Ju kujtojmë që Petrol Company në vazhdimësi u del ndihmë shtresave të ndryshme me donacione siç ka ndihmuar: Familjet në nevojë me pako ushqimore në gjithë Kosovën, Down Syndorme Kosova, Fëmijët me Autizëm, Fëmijët e hospitalizuar në Repartin e Leukemisë, SOS Fshatrat, Fëmijët në Kopshtin Gëzimi Ynë në Fushë Kosovë, Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë e shumë donacione të tjera.

Image

Image

Image

 

Ky është artikull i sponsorizuar.