Punëtorët e ATK-së ashpërsojnë grevën, këto janë kërkesat e tyre

Punëtorët e ATK-së ashpërsojnë grevën, këto janë kërkesat e tyre

Ekonomia July 17, 2021 - 08:49

Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës njofton që grevën që e ka vazhduar me datë 14 Korrik 2021, do të vazhdohet nga e hëna deri të premten, por me masa të shtuara duke filluar nga ora 08:00 deri 12:00, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit, ndërsa nëse ende nuk ka reflektime në lidhje me kërkesat tyre nga data 26 Korrik 2021 do të vazhdohet me grevë të përgjithshme nga ora 08-16.

Greva do të mbahet në të gjitha Drejtoritë e Administratës Tatimore të Kosovës.

Arsyet për mbajtjen e kësaj greve janë sqaruar edhe në njoftimet paraprake.

Kërkesat ATK-së të adresuara janë si në vijim:

1. Propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës;

2. Krijimi i kushteve të punës;

3. Kompenzimet tjera të shpenzimeve (sipas kërkesave paraprake),

Kjo Shoqatë thotë se greva është e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe do të vazhdojë duke u mbështetur edhe në Ligjin për Organizimin Sindikal në Kosovë dhe Ligjin për Greva, si dhe Statutin e ShSPATK-së.