NLB Banka SHA fiton nga EBRD-ja çmimin si banka lëshuese më aktive në Kosovë në vitin 2020 në kuadrin e Programit për Lehtësimin e Tregtisë

NLB Banka SHA fiton nga EBRD-ja çmimin si banka lëshuese më aktive në Kosovë në vitin 2020 në kuadrin e Programit për Lehtësimin e Tregtisë

Ekonomia July 16, 2021 - 14:57

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) i ka dhënë NLB Banka sh.a. çmimin për performancë të jashtëzakonshme në vitin 2020 në kuadrin e Programit të Lehtësimit të Tregtisë (TFP) të EBRD- së.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua më 30 qershor 2021 gjatë Sesionit informativ të TFPsë në kuadër të Takimit të 30-të Vjetor të EBRD-së, i cili për herë të parë u mbajt virtualisht.

Sesioni informativ i TFP u hap nga Presidentja e EBRD Odile Renaud-Basso. Ajo tha: “E di që sot po i drejtohem një auditori vërtet të jashtëzakonshëm. Ju përfaqësoni më të mirën e talentit të financimit tregtar. Ju drejtoni tregtinë ndërkombëtare që është kaq jetike për rritjen ekonomike globale, prosperitetin dhe paqen."

Duke theksuar pengesat e pazakonta të tregtisë ndërkombëtare të shkaktuara nga pandemia globale, ajo vazhdoi: "E di se sa shumë keni punuar të gjithë që kur ka filluar pandemia dhe e di se do ta tejkalojmë edhe këtë krizë."

NLB Banka sh.a. e ka nderin të jetë fituese e çmimit 'Banka lëshuese më aktive në Kosovë në vitin 2020', për garancione dhe letër kredi, nga Programi për Lehtësimin e Tregtisë.

Banka i është bashkuar TFPsë në vitin 206 dhe është bërë një partner i rëndësishëm i EBRDsë në rajon, si dhe për pesë vjet rresht është shpërblyer me çmim nga EBRD.

NLB Banka sh.a. duke u mbështetur nga TFP vazhdoi të lehtësojë veprimtaritë e financimit të tregtisë së jashtme gjatë gjithë vitit 2020, pavarësisht nga shumë sfida me të cilat u përball për shkak të shpërthimit të pandemisë COVID-19.

Banka do të forcojë bashkëpunimin e saj me EBRD me qëllim të mbështetjes së klientëve të saj për të përmirësuar dhe zgjeruar aktivitetet e tyre tregtare ndërkombëtare dhe për t’u lançuar në tregje të reja, gjatë këtyre kohëve sfiduese dhe më tej!

TFP, që nga viti 1999, synon të nxisë tregtinë e jashtme në, nga dhe brenda rajoneve të EBRD dhe ofron një sërë produktesh për të lehtësuar këtë tregti, duke përfshirë garancionet dhe avanset në kesh të lidhura me tregtinë.