KEDS-i do t’i trajtojë me prioritet kërkesat për lidhje të re nga diaspora

KEDS-i do t’i trajtojë me prioritet kërkesat për lidhje të re nga diaspora

Ekonomia July 16, 2021 - 14:54

KEDS-i ka vendosur që gjatë verës t’i trajtojë me prioritet kërkesat që vijnë nga diaspora.

Një pjesë e konsiderueshme e tyre blejnë prona rezidenciale në Kosovë ose po i ndërtojnë vetë.

Si rrjedhojë, gjatë kësaj stine KEDS-i në vazhdimësi pranon kërkesa për lidhje të reja nga konsumatorët nga diaspora, të cilët kërkojnë që të trajtohen me prioritet për arsye të kohës së shkurtër që qëndrojnë në Kosovë.

Në këtë drejtim, KEDS-i ka ndërtuar një sistem të identifikimit të kërkesave për Lidhje të re për pjesëtaret e diasporës.

Gjatë kërkesës për lidhje të re nga diaspora duhet të merret me vete edhe të paraqitet edhe pasaporta e vendit rezident ose leje qëndrimi në atë vend, e cila dëshmon se aplikuesi është nga diaspora.

Më pas kompania do ta shqyrtojë kërkesën në kohën më të shkurtër të mundshme dhe do të procesohet tutje.

KEDS-i mbetet kompani e përkushtuar që të jetë sa më afër konsumatorëve.

Ndërtimi i partneritetit me konsumatorë dhe ofrimi i shërbimeve sa më kualitative janë prioritete të kompanisë.