Mbi 1 milion euro ndahen për kompensimin e dëmeve në bujqësi

Mbi 1 milion euro ndahen për kompensimin e dëmeve në bujqësi

Ekonomia July 14, 2021 - 19:39

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka prezantuar propozim - vendimin për kompensimin e dëmeve në bujqësi me vlerë prej 1.3 milion euro, i cili është miratuar nga Qeveria.

Në njoftim nga Ministria e Bujqësisë, thuhet se në dy javët e fundit, janë proceduar për pagesë 1.4 milion euro për 1,554 përfitues në kategorinë e subvencioneve, duke e rritur kështu shifrën e mbështetjes ndaj fermerëve në 2.7 milionë euro.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar edhe themelimi i Task-Forcës për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve, si dhe themelimi i Task-Forcës për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Tokës Bujqësore. /Zëri