Rizvanolli: Gjendja e ndërmarrjeve shumë e vështirë, synim zhvillimi ekonomik përmes teknologjisë

Rizvanolli: Gjendja e ndërmarrjeve shumë e vështirë, synim zhvillimi ekonomik përmes teknologjisë

Ekonomia July 13, 2021 - 12:09

Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka raportuar ministrja Artane Rizvanolli, për planin e Ministrisë së Ekonomisë, për vitin 2021.

Rizvanolli ka treguar se një nga synimet e saj në krye të kësaj ministrie është krijimi i kushteve për zhvillimin ekonomik përmes përdorimit të teknologjisë.

Poashtu ajo ka thënë se kanë synim rritjen e shumëllojshmërisë së burimeve të energjisë, hartimin e planit kombëtar për energji dhe fuqizimin e fondit për efiçiencë të energjisë.

“Pas skanimit të gjendjes, planifikimi është bërë për këtë vit që shkon drejtë planifikime konkrete dhe të qëndrueshëm. Në këtë plan të këtij viti ne kemi bashkëpunuar ngushtë me departamentet e ministrisë. Në njërën anën jemi munduar të mos ndalojnë nismat e mira”.

“Krijimi i kushteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik me përdorim të teknologjisë. Kemi hartuar një varg objektivash që specifikojnë atë që realisht mund të arrihet gjatë këtij viti”.

“Sektori i energjisë merr një pjesë të mirë të vëmendjes për rritjen e shumëllojshmërisë së burimeve të energjisë, do të hartohet plani kombëtar për energji. Përparimin e kapaciteteve aktuale duke përmirësuar kapacitetet e termocentralit Kosova B.  Fuqizimi i fondit për efiçiencë të energjisë. Mbështetja e sektorit privat për aplikimin e masave të energjisë elektrike”, është shprehur ajo.

Poashtu Rizvanolli ka thënë se sektori publik mbetet një sfidë dhe gjendja e ndërmarrjeve është shumë e vështirë, me theksim të veçantë keqmenaxhimi i tyre.

“Dinamika e njësisë për monitorim të ndërmarrjeve publike është shtuar”, ka thënë ajo.

Kryetari i Komisionit, Ferat Shala ka pyetur se deri ku ka shkuar ideja e një formimi të një fondi për teknologjinë e informacionit, ndërsa ministrja Rizvanolli ka thënë se për këtë pjesë është përgjegjëse MINT. /EO