Javën tjetër, ankandi i 11-të i Letrave me Vlerë

Javën tjetër, ankandi i 11-të i Letrave me Vlerë

Ekonomia July 12, 2021 - 09:07

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 19 korrik 2021 do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë i Letrave me Vlerë për vitin 2021.

Në këtë ankand do të emetohen obligacione me maturitet dhjetëvjeçar në shumën prej 10 milionë eurove.

“Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (10 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftim.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, Ministria ka këshilluar që të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. /Zëri