ATK-ja kërkon nga sektori i ndërtimit t’i deklarojë tatimet
Administrata Tatimore e Kosovës kërkon që sektori i biznesit t’u përgjigjet detyrimeve tatimore, në të kundërtën do të ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me legjislacionin tatimor.
Përmes një njoftimi për media, ATK-ja njofton të gjithë personat të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të detyruar të regjistrohen, pajisen me Numër Identifikues të Biznesit / Numër Fiskal, deklarojnë dhe paguajnë tatimet (duke u bazuar në statusin e tyre) dhe të mbajnë Tatimin në Burim dhe Kontributet Pensionale për punëtorët e tyre.
Duke u bazuar në Planin Strategjik 2021-2025 dhe Planin e Trajtimit të Rreziqeve për vitin 2021, ATK-ja ka hartuar Planin e Veprimit për trajtimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitete në lëmin e ndërtimit, me qëllim të identifikimit të personave, të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre tatimore në përputhje me kërkesat e legjislacionit tatimor.
ATK-ja do të vazhdojë me Projektin “Përmirësimi i përmbushjes në sektorin e ndërtimtarisë”, sipas qasjes holistike në trajtimin e rrezikut, ku në fokus të veçantë do të identifikohet veprimtaria ndërtimore, si në vijim: