Brenda vitit përmbyllet projekti i zgjerimit të pistës në Aeroportin e Prishtinës, nuk dihet për çmimin

Brenda vitit përmbyllet projekti i zgjerimit të pistës në Aeroportin e Prishtinës, nuk dihet për çmimin

Ekonomia June 11, 2021 - 17:04

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor  dhe Infrastrukturës Liburn Aliu në Aeroportin Adem Jashari ka mbajtur konferencë për medie, lidhur me Projektin e zgjerimit të pistës së operimit të fluturimeve që pritet të përfundoj brenda vitit.

Gjatë kësaj konference, ministri Liburn Aliu tha se në bashkëpunim me drejtorin e Operimeve ne Aeroportin e Prishtinës dhe zëvendësministrin Hysen Durmishi kanë diskutuar rreth projektit për zgjatjen e pistës dhe operimeve, pistë kjo qe do të mundësojë në lehtësimin e lëvizjes, uljen  e çmimeve të biletave, dhe rrugë më të shkurta ajrore, e një mundësi më e mirë edhe për mërgimtarët.

“Sot bashkë me Drejtorin e Operimeve në Aeroportin e Prishtinës, e zevendësministrin Durmishi, sot u diskutua për çështjen e projektit të zgjerimit të pistës si dhe përfundimi i këtij projekti dhe zgjatja e pistës që do ndihmojë në zgjatjen e kësaj piste dhe operimeve.Brenda këtij viti pista do jetë funksionale, atëherë edhe mërgimtarët do të kenë mundësi ta realizojnë në kushte klimatike të vështira që më herët nuk ka pasur mundësi të realizohet”.

Kjo do të krijojë kushte të mira që të bien edhe çmimet e biletave në fund dhe do rrugët ajrore do të jenë më të shkurta dhe me pak shpenzime e në uljen e çmimit të biletave”, tha Aliu.

I pyetur se sa është çmimi i kësaj piste dhe projektit të krejt kësaj, ministri Aliu nuk u përgjigj konkretisht duke thënë se nuk do ketë nevojë për një tender tjetër.

“Ka një kontratë dhe nuk do ketë nevojë për një tender të ri, po flasim në kushte që do të realizohet ky projekt”, theksoi tutje ai.

Ai madje nuk u përgjigj as për disa projekte të nisura në veri nga Serbia, e që lidhen me këtë ministri./eo