Oda Ekonomike Greke zotohet se do të lobojë për njohjen e Kosovës

Oda Ekonomike Greke zotohet se do të lobojë për njohjen e Kosovës

Ekonomia June 09, 2021 - 16:29

Oda Ekonomike Greke është zotuar se do të lobojë për njohjen e Kosovës nga Greqia.

Kjo është bërë e ditur sot pas një takimi që ka pas kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi me homologun e tij grek, Constantinos Michalos, i cili ka ardhë për vizitë në Kosovë.

“Kjo është vizita më e lartë e një delegacioni ekonomik nga vendet e Bashkimit Evropian dhe kjo tregon për peshën që Greqia i jep sot raporteve ekonomike me Kosovën, e besoj që shumë shpejtë edhe do të kulminojnë edhe në raporte më të avancuara politike me njohjen nga ky vend i rëndësishëm i Bashkimit Evropian”, ka shkruar Rukiqi.

Rukiqi shtoi se Michalos u zotua edhe për pjesën politike, qysh ka lobuar për marrëveshjen e Prespës, të njëjtën ta bëjë edhe për pjesën që lidhet me njohjen e Kosovës nga ana e Greqisë./ Zëri