Edhe një dorëheqje nga Telekomi
Foto: Laura Hasani

Edhe një dorëheqje nga Telekomi

Ekonomia June 08, 2021 - 12:38

Drejtori i Departamentit për Relacion me Publikun në Telekomin e Kosovës, Menduh Abazi, dha sot dorëheqje nga kjo pozitë.

Në një prononcim për “Zërin”, Abazi konfirmoi këtë dorëheqje, duke theksuar se është dorëhequr për shkaqe shëndetësore.

Abazi potencoi se do të vazhdojë të qëndrojë në Telekom, por jo në të njëjtën pozitë.

“Të premten e kam një operim. Për një kohë do të jem në pushim. Por kur të kthehem unë do të vazhdoj punën në Telekom. Do të jem pjesë e Telekomit, jo nivelit ekzekutiv, për arsye personale - shëndetësore kam dhënë sot dorëheqje. Për pozitën e re do të vendoset konform shkollimit tim. Pozita e re do të jetë pozitë menaxheriale”, deklaroi ai për Zërin.

Kujtojmë se dorëheqje nga kjo kompani pati edhe ditën e djeshme nga Zeqir Kiqina, ushtruesi i detyrës i kryeshefit të Telekomit, me të njëjtën arsye për shkaqe shëndetësore. /Zëri