Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Dogana tejkalon shumën prej 500 milionë eurove të hyra

Dogana tejkalon shumën prej 500 milionë eurove të hyra

Ekonomia June 07, 2021 - 16:10

Dogana e Kosovës njofton se sot për herë të parë që nga themelimi në këtë periudhë te vitit ka tejkaluar shumën e mbledhur prej 500 milionë eurove të hyra për buxhetin e Republikës.

Përmes një njoftimi dogana thekson se krahasimi me vitin e kaluar tregon që dogana ka mbledhur 27.6% më shumë apo shprehur në terma financiar, shumën prej 108,5 milion më shumë sesa e njëjta periudhë e vitit paraprak. Ky trend krahasues ka shënuar rritje të konsiderueshme gjatë muajit Maj dhe tregon tendencë të rritjes edhe ditëve vijuese.

“Drejtori i përgjithshëm Agron Llugaliu theksoj se grumbullimi i të hyrave të larta vjen si rezultat i performancës së përmirësuar të ekonomisë si dhe nga veprimet e theksuara për të adresuar ekonominë jo-formale, të shfaqur në forma të ndryshme, siç është kontrabanda, nënvlerësimit dhe format tjera të mashtrimeve, e cila përveç përmirësimit të të hyrave gjithashtu do të mundësoj një klimë të favorshme për zhvillimin e biznesit dhe prodhimit vendor”, theksohet në njoftimin e doganës. /Zëri