Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës
Foto: Laura Hasani

Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës

Ekonomia June 03, 2021 - 16:40

Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi është shkarkuar nga kjo pozitë.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate të lëshuar nga bordi i Postës, raporton Zeri.info.

“Përzgjedhja e Kryeshefit Ekzkeutiv, ka qenë nevojë imediate dhe e domosdoshme për të ushtruar një lidership dhe menaxhment të besueshëm dhe që përballon sfidat e kësaj periudhe”, thuhet në komunikatë.

Smakiqi ishte përzgjedhur në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës në mars të këtij viti./Zëri