Pse autostradat e Kosovës janë pa pagesë?
Foto: Zëri/ilustrim

Pse autostradat e Kosovës janë pa pagesë?

Ekonomia May 16, 2021 - 15:21

Autostradat në Kosovë vazhdojnë të jenë pa pagesë, kurse ato mirëmbahen nga buxheti i shtetit. Në buxhetin e Kosovës për vitin 2021, për mirëmbajtjen e rrugëve janë ndarë mbi 19 milionë euro. Ndërkohë, pagesa e udhëtarëve në autostradat në Evropë, por edhe në rajon, tashmë është një rregull i zakonshmën.

Vënia e taksave për shfrytëzimin e autostradave, në të kaluarën ishte thënë se do të bëhet për arsye të menaxhimit dhe mirëmbajtjes nga sektori privat, për shkak të kostove të papërballueshme për buxhetin e shtetit.

Por, tetë vjet nga lëshimi në qarkullim i autostradës që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe dy vjet nga përfundimi i autostradës që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut, në to qarkullohet pa pagesë.

Lidhur me procesin e dhënies me koncesion të autostradave, Qeveria e Kosovës ende nuk ka bërë të ditur për publikun ndonjë plan të detajuar.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, për të marrë informacione lidhur me këtë temë, por nga ky institucion kanë kthyer përgjigje.

Po ashtu, edhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nuk i është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë, lidhur me këtë çështje.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU.