Infektuar: 107497
Shëruar: 104054
Vdekur: 2245
Ngrihen çmimet e vajit dhe karburanteve, ulen të djathit dhe vezëve

Ngrihen çmimet e vajit dhe karburanteve, ulen të djathit dhe vezëve

Ekonomia May 11, 2021 - 15:20

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit” për muajin prill 2021.

Sipas ASK-së, inflacioni mujor, i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit, ishte 0,3% në muajin prill 2021.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,3% në muajin prill 2021, i krahasuar me muajin mars 2021.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: vajra dhe yndyra ushqimore (9,3%); pemë (3,5%); perime (5,6%); pije alkoolike (1,3%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (0,5%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,4 për qind në IHÇK.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (-2,0%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (-1,8%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0,1 për qind) në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin prill 2021 me muajin prill 2020, ishte 1,9%. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,9 për qind në muajin prill 2021, i krahasuar me muajin prill 2020.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2,3%); vajra dhe yndyra ushqimore (20,5%); perime (0,7%); pije alkoolike (2,8%); duhan (4,5%); gaz (4,6%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (2,7%); pajisje shtëpiake (2,5%); produkte farmaceutike (1,9%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (19,9%); shërbime për transport (2,9%) “ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror”, shërbime telefonike dhe të telefaksit (20,3%); pajisjet audio-vizuale, fotografike për përpunimin e informatave (3,1%); shërbime hoteliere (1,0%); kujdes personal (1,3%); shërbime financiare (4,2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,6 për qind në IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (-1,3%); pemë (-15,4%); energjia elektrike (-10,8%) - zbritja e çmimit të energjisë elektrike ka ardhur nga zbatimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, COVID-19, Nr. 07/L-016, Neni 15, për periudhën janar - maj 2021, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0,7 për qind) në IHÇK”, thuhet në komunikatën e ASK-së. /Zëri